Sport

Interi dhe Manchester City do të përballen për herë të parë në një ndeshje zyrtare!

Finalja e Stambollit me sa duket do të jetë dhe ndeshja e parë mes dy skuadrave finalist, ndeshja do të luhet më 10 qershor.

18 Maj 2023, 08:24 Nga DOSJA
Interi dhe Manchester City do të përballen për herë të

ANGLI - Të mërkurën u bë zyrtarisht i njohur finalisti i dytë UEFA Champions League. Ky është Manchester City. Qytetarët mposhtën pa mëshirë Realin e Madridit 4:0 që ishte në një ditë shumë të vështirë për t’u përballur me një skuadër aq të frikshme sa City.

Tani në finale të turneut, City do të takohet me Interin. Çuditërisht, ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes rivalëve në historinë e klubeve, sipas Opta Sports. Kujtojmë se Interi eliminoi në fazën gjysmëfinale Milanin në euroderbin e Milanos për të mbërritur kështu në finale e Stambollin dhe për të tentuar që ta fitojë për herë të katërt këtë trofe, ndërkohë që Manchester City nuk e ka fituar asnjëherë më parë Champions League dhe ky ka qenë gjithmonë meraku i trajnerit katalanas Pep Guardiola.

Finalja luhet më 10 qershor në Stamboll. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll