17 Maj 2023, 21:52
Nga k.m.
Roland Bejko
TIRANË- Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka deklaruar se vendimi i marrë sot nga Enkelejd Alibeaj për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, ishte një vendim i pa drejtë. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Open", Roland Bejko shtoi se Alibeaj ka qenë në një situatë të vështirë edhe brenda partisë, ndërsa ka “sulmuar” sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabakun për mos ndihmë në fushatë dhe krijimin e një klime jo të shëndetshme brenda partisë.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Roland Bejko: Alibeaj nuk u konsultua me askënd për dorëheqjen. Pata një telefonatë pak pas dorëheqjes. Arsyeja që tha ishte që nuk donte të ndikohej nga askush.
Jemi në një betejë prej një viti e gjysmë, deri tani duket se PD ende vijon të marrë frymë. Është një trup i plagosur, për pasojë mendoj se Alibeaj ka bërë gjënë e duhur sepse ishte parashikuar që zgjedhjet për kryetar duhet të ishin bërë një vit më parë, por intensiteti i situatës e bëri ta çojë partinë deri në zgjedhe.
Nuk është sekret për publikun, vjen një moment që zhvillimet politike brenda partisë duhet t’i dijë publiku, duhet të bëhet transparencë. Alibeaj ka qenë në situatë të vështirë sepse qëndrimi i grupit dhe kryesisë kanë qenë në kundërshti.
Sekretari i Përgjithshëm ka ndihmuar kandidatin e foltores dhe nënkryetarja nuk u duk një ditë në fushatë.
Një fundjavë kishin kapur të dy malet. Unë bëja fushatë zonja në fjalë hidhte foto ekzotike nga Bjeshkët e Namuna.
Stresin e fushatës nuk e kam hequr as me kundërshtarët politikë e as me qytetarët, por kam ndenjur netë të tëra pa gjumë për pengesat që na vinin nga brenda partisë.
E kam bërë fushatën pa kokërr leku. Fonde kanë kaluar vetëm pak ditë pasi mbaroi fushata.
Agim Baçi: A tha Rama do bëjmë fushatë pa shpenzime, atë jau imponoi edhe ju
Mentor Kikia: Përtej cinizmit, për një kandidat që ka mbyllur tashmë fushatën nuk ka vlerë më
Roland Bejko: Nuk isha as në spotet e billbordet në qytet. Strukturat tona nuk u aktivizuan.
roland bejko
Politike
17 Maj 2023, 21:37
k.m.
Fotoja e shpërndarë nga Salianji
KAVAJË- Deputeti i Partisë Demokratike, drejtuesi politik në Kavajë, Ervin Salianji ka nxjer...
Politike
17 Maj 2023, 21:21
k.m.
Albert Mëlyshaj
MIRDITË- Kandidati i "Bashkë Fitojmë", Albert Mëlyshaj, fitoi zgjedhjet në bashkinë Mirditë d...
Politike
17 Maj 2023, 21:05
Foto Ilustruese
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theocharis Lalakos, po shkon në Sh...
Politike
17 Maj 2023, 20:37
k.m.
Foto ilustruese
Pasditen e së mërkurës në shkollën ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, numëruesit e Partisë ...
Politike
17 Maj 2023, 20:37
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Kryetari i komanduar i grupit të Partisë Demokratike është emëruar Ervin Salianji. Njoftimi ësht&...
Politike
17 Maj 2023, 20:27
k.m.
TIRANË- Aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” ishin të vetmit që i bënë opozitë festës së zakonshm...
Politike
17 Maj 2023, 20:26
I.A
Numerimi
MALIQ- Përfaqësuesit e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Maliq kanë ankimuar në KQZ rezultat...
Politike
17 Maj 2023, 20:17
I.A
Numerimi
TIRANË- Numërimi për këshillat bashkiakë ka pwrfunduar sot në Tiranë. Janë numëruar 941 qen...
Politike
17 Maj 2023, 20:18
k.m.
Agron Çela
SHKODËR- Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela ka analizuar faktorët e fitores së Benet Becit, kandidatit...
Politike
17 Maj 2023, 19:02
F.M
Armand Prenga
KURBIN- Zbardhen detaje të reja nga sherri mes komisionerëve në Kurbin që solli atentatin ndaj ish-deputetit të Part...