Flet demokrati që fitoi Mirditën: Do bashkëpunoj me Ramën, të më japë fonde!
Albert Mëlyshaj MIRDITË- Kandidati i "Bashkë Fitojmë", Albert Mëlyshaj, fitoi zgjedhjet në bashkinë Mirditë d...
Ervin Salianji tha se personat në foto kanë ushtruar presion tek votuesit.
KAVAJË- Deputeti i Partisë Demokratike, drejtuesi politik në Kavajë, Ervin Salianji ka nxjerrë një foto të disa personave që sipas tij kanë terrorizuar qytetarët në zgjedhjet e 14 majit. Me anë të një postimi në rrjet sociale, Salianji tha se personat në foto kanë ushtruar presion tek votuesit, madje theksoi se të tjerë u sollën nga qytete të tjera për të ndihmuar në zgjedhjet e Kavajës.
"Dhjetra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajē për të kërcënuar votuesit! Rasti qe po ju tregoj në foton poshtë është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qëndrës së votimit 2174 “Bizhdili”. Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qëndrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit!,"-shkruan ndër të tjera Salianji.
POSTIMI I PLOTË
Fitore e plotē e opozitës në Kavajë! Qytetarët e Kavajës përveç kryetarit i japin shumicën në kēshillin bashkiak opozitës! Kavaja i rezistoi presionit dhe dhunës! Gjithë administrata publike, çdo agjensi, drejtori e qeverisë por dhe institucione të pavarura si prokurorë, gjyqtarë apo njerëz të shërbimeve ishin në Kavajë për javë me radhë për të trysnuar, joshur apo kërcënuar votuesit! Nga të dhënat e shtabeve tona por dhe informacionet nga kundërshtari politik thuajse 2150 votues u sollën nga emigracioni duke ju paguar biletat për të votuar Partinë Socialiste! Dhjetra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajē për të kërcënuar votuesit! Rasti qe po ju tregoj në foton poshtë është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qëndrës së votimit 2174 “Bizhdili”. Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qëndrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit! Strukturat tona ia dolën me një fushatë të jazhtëzakonshme, me shpenzime minimale, me buxhet thuajse inekzistent por me vendosmëri maksimale për ti rikthyer bashkinë qytetarëve!
Zgjedhjet nuk ishin të lira, të ndershme dhe të barabarta!
Albert Mëlyshaj MIRDITË- Kandidati i "Bashkë Fitojmë", Albert Mëlyshaj, fitoi zgjedhjet në bashkinë Mirditë d...
Foto Ilustruese TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theocharis Lalakos, po shkon në Sh...
Foto ilustruese Pasditen e së mërkurës në shkollën ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, numëruesit e Partisë ...
Ervin Salianji TIRANË- Kryetari i komanduar i grupit të Partisë Demokratike është emëruar Ervin Salianji. Njoftimi ësht&...
TIRANË- Aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” ishin të vetmit që i bënë opozitë festës së zakonshm...
Numerimi MALIQ- Përfaqësuesit e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Maliq kanë ankimuar në KQZ rezultat...
Numerimi TIRANË- Numërimi për këshillat bashkiakë ka pwrfunduar sot në Tiranë. Janë numëruar 941 qen...
Agron Çela SHKODËR- Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela ka analizuar faktorët e fitores së Benet Becit, kandidatit...
Armand Prenga KURBIN- Zbardhen detaje të reja nga sherri mes komisionerëve në Kurbin që solli atentatin ndaj ish-deputetit të Part...
Ilir Alimehmeti TIRANË- Ilir Alimehmeti, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë&rd...