Sport

Derbi nuk e ndryshon 'pamjen' e Superiores, Tirana kryeson me +2 pikë më tepër se sa Partizani… kanë mbetur dhe tri javë (video)

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizaniv mbyllet 1-1, gara për titull mbetet e hapur në tri javët e ardhshme

17 Maj 2023, 20:58 Nga DOSJA

Derbi nuk e ndryshon 'pamjen' e Superiores, Tirana kryeson me +2

TIRANE - Pas javës së 33-të të Superiores, asgjë nuk ka ndryshuar në renditjen e kampionatit. Bardheblutë e Tiranës 60 pikë vazhdojnë të udhëheqin kampionatin e 84-t, të ndjekur nga të kuqtë e Partizanit me dy pikë më pak.

Fatet e garës për titull ende të hapura… Mesa duket gjithçka do të zgjidhet në tri javët e ardhshme që kanë mbetur deri në përfundim të kampionatit…

Derbi i kryeqytetit Tirana - Partizani u mbyll në barazim 1-1, duke ruajtur ‘statukonë’. Gjithsesi ishte një ndeshje e madhe, ku futbollistët luftuan gjatë gjithë kohës për ta fituar takimin, i cili në një mënyrë, të afronte më tepër me titullin.

Nëse Partizani ishte më i vrullshëm, Tirana, e gjymtuar nga dëmtimet dhe mungesat nga kartonët, u tregua më pragmatiste dhe kujdesshme për të mos humbur.

Pas pushimit, në minutën e 53-të, Da Silva shënoi në portën e Bekajt, duke i dhënë epërsinë Partizanit, i cili në vijim sikur u kënaq me atë çka kishte arritur.

Tirana, duke mos patur alternativë tjetër u hodh në sulm dhe në minutën e 81-të, me një perlë të Deliut, arriti të barazonte në 1-1.

Pjesa tjetër ishte histori. Më tepër nervozizëm nga Partizani dhe qetësi nga Tirana, e cila kërkonte të menaxhonte rezultatin, duke pritur me ankth deri në fërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit Kreshnik Cjapi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll