Sport

Nis derbi i kryeqytetit Tirana - Partizani, një ndeshje që vlen sa i gjithë sezoni… Ja përbërjet e të dyja skuadrave

Do të luhet derbi i madh i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, ku fitorja vlen për kreun dhe “përkthehet” me titullin kampion, edhe pse edhe ka edhe tri ndeshje

17 Maj 2023, 18:31 Nga DOSJA

Nis derbi i kryeqytetit Tirana - Partizani, një ndeshje që vlen sa i

TIRANE - Pas pak, në orën 18:30, në “Air Albania” pritet të luhet derbi i kryeqytetit, ku Tirana si organizatore pret të përballet me Partizanin, i cili me 57 pikë, i ndjek bardheblutë e kryeqytetit me dy pikë më pak.

Panorama e kampionatit në prag të javës së 33-të, e bën këtë derb një ndeshje që pritet të vlejë për titullin e kampionit, pasi fituesi i këtij takimi mund ta fitojë Superioren, edhe pse do të ketë edhe tri javë deri në fund.

Sipas mediave shqiptare, interesimi i tifozëve për të qenë të pranishëm në stadium është jashtëzakonisht i madh. Në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:30 pritet të jenë prezentë të paktën 17 mijë tifozë për ta parë nga afër këtë përballje, e cila pritet të dhurojë emocione të mëdha.

Ja dhe përbërjet zyrtare të të dyja skuadrave:

Nis derbi i kryeqytetit Tirana - Partizani, një ndeshje që vlen sa i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll