Bota

Myslimanët bullizojnë hebrenjtë, dy fëmijët detyrohen t’u puthin këmbët shokëve të tyre

4 Tetor 2019, 11:11 Nga DOSJA
Myslimanët bullizojnë hebrenjtë, dy fëmijët detyrohen

MELBURN – Një ngjarje e trishtë është zbuluar ditën e djeshme në Melburn të Australisë. Bullizmi mesa duket vazhdon të jetë  ende një faktor prezent, shumë shqëtësues dhe i nënvlerësuar i shoqërisë sonë.

Në një shkollë e ciklit fillor në Melburn, është zbuluar diçka e papranueshme, e cila kishte disa kohë që ndodhte në këtë shkollë. Dy fëmijë të moshës 5 dhe 12 vjeç, më origjinë hebre, kishin disa kohë që trajtoheshin në mënyrë jo njerëzore nga një grup fëmijësh të tjerë të shkollës, të cilët ishin të besimit mysliman.

Përveç kësaj, fëmijët thërriteshin me fjalë të ndyra gjatë gjithë kohës së lirë që kishin në shkollë. Të tëra këto kanë bërë që fëmijët të kalonin një fazë depresive, dhe të mos shkonin më në shkollë.

Pas zbulimit të ngjarjes dhe traumës që ajo ka lënë tëk fëmijët, është kontakuar dhe stafi drejtues i shkollës, i cili ka thënë se nuk mund të bëjë asgjë për bullizmin e ndodhur mes fëmijëve, dhe se kjo është një detyrë edukuese që i takon prindërve të tyre.

Por qeveria Australiane nuk duket se është dorëzuar përpara këtij fenomeni, pasi ajo prej pak kohësh ka hapur një organizatë e cila merret me riedukimin e fëmijëve, kontrollin për bullizëm nëpër shkolla, si dhe parandalimin e tij.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bullizmi i femijeve cifut shendeti mendor i femijeve stop bullizmit bullizmi i femijeve cifut shendeti mendor i femijeve stop bullizmit

Sondazh

Poll