Sport

Vllaznia merr tri pikët ndaj Teutës dhe shpreson për Europën, Kukësi merr frymë pas fitores. Garë e ashpër për mbijetesë...

Tri javët e mbetura të kampionatit parashikojnë luftë të fortë sportive, edhe në garën për mbijetesë

17 Maj 2023, 17:49 Nga DOSJA

TIRANE - Janë mbyllur katër takimet e para të javës së 33-të të Abissnet Superiores, të cilat janë arritur rezultate interesante. Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, kuqeblutë e Vllaznisë morën një fitore minimale 1-0 ndaj durrsakëve të Teutës. Çoba ishte autori i golit në minutën e 12-të, i cili kishte vlerën e tri pikëve, si dhe të vazhdimit të ëndërrës europiane. Vllaznia me 46 pikë ngjitet më vendin e katërt, ndërsa Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë.

Vllaznia merr tri pikët ndaj Teutës dhe shpreson për

Në “Kukës Arena” skuadra verilindore mori fitoren e thellë 3-0 ndaj kurbinasve të Laçit, duke siguruar tri pikë këto shumë të vlefshme për mbijetesë. Pas një pjese e parë që u mbyll me barazim pa gola, pas pushimit, në minutën e 59-të që Ndreca shënoi golin e pare për Kukësit. Më pas, dy here, në minutat 87 dhe 90+2, shtatlarti Barbosa do të fiksonte fitoren 3-0. Pas kësaj përballjeje, Kukësi renditet në vend të shtatë me 40 pikë, teksa Laçi në vend të pestë me 44 pikë.

Egnatia ngec në transfertë e Kastriotit në “Elbasan Arena”, teksa u mund 1-0 nga krutanët. Autori i golit të fitores ishte greca në minutën e 80-të. Rrogozhinasit mbetën me një lojtar më pak që në pjesën e parë, pas ndëshkimit të Malotës me karton të kuq. Pas këtij raundi, Kastrioti qëndron në vend të fundit me 35 pikë, teksa Egnatia qëndron në vend të tretë me 49 pikë, tre më tepër se Vllaznia që e ndjek.

Edhe ballshiotët Bylisit morën fitoren 1-2 në transfertën e Erzenit. Pjesa e parë e këtij takimi në “Niko Dovana” u mbyll me barazim pa gola. Pas pushimit, Kaccori shënoi dy herë për ballshiotët në minutat 59 dhe 85, ndërkohë që shijakasit barazuan përkohësisht me anë të Alan në minutën e 79-të. Pas javës së 33-të Erzeni renditet në vendin e tetë me 39 pikë, teksa Bylisi në vendin e nëntë me 36 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll