Bota

TRAGJEDI në Indi/ Shpërthen fabrika e paligjshme e fishekzjarreve, vdesin 9 persona

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në Egra të Midnapores Lindore

18 Maj 2023, 07:57 Nga a.l
TRAGJEDI në Indi/ Shpërthen fabrika e paligjshme e fishekzjarreve,
Shpërthen fabrika e fishekzjarreve në Indi

INDI- Një fabrikë fishekzjarresh në Indi ka shpërthyer në Indi, duke shkaktuar 9 viktima. Mediat e huaja raportojnë ngjarja ka ndodhur në rrethin Lindor Midnapore të Bengalit Perëndimor. 

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në Egra të Midnapores Lindore. Nga vendi pas shpërthimit u panë shtëllunga tymi gri. Vendasit nxituan për të ndihmuar njerëzit e prekur nga shpërthimi. Të plagosurit u dërguan në një spital aty pranë.  

Sipas burimeve policore, fabrika është bastisur muajin e kaluar dhe është marrë masa ndaj pronarit të saj. Kryeministrja Mamata Banerjee deklaroi se personi i përfshirë në aksident ishte arrestuar më parë. Pasi mori garancinë, ai rifilloi fabrikën ilegale. 

shperthim ne indi

Sondazh

Poll