Bota

Ndalohet pirja e cigares në rrugët e Australisë,100 dollarë gjobë për çdo njeri që shkel ligjin

4 Tetor 2019, 10:32 Nga DOSJA
Ndalohet pirja e cigares në rrugët e Australisë,100 dollarë

AUSTRALI- Duke nisur që këtë të premte, në rrugët e Melburnit, të Australisë, do të ndalohet rreptësisht pirja e cigares.

Kryetari i bashkisë së Melburn, gjatë një deklarate për shtyp u shpreh se ky është vetëm fillimi, dhe se në pak kohë konsumimi i cigares do të ndalohet në të gjithë Australinë.

Çdo kush që mundohet të shkelë ligjin , i cili u miratua mëngjesin e sotëm, dhe të konsumojë cigare nëpër rrugët e Melburnit, do të gjobitet me një gjobë prej 100 dollarësh.

Tobakot dhe dyqanet e Melburn, kanë nisur sot boshatisjen e paketave të cigares, pasi shitja e tyre është ndaluar në mënyrë kategorike.

Kryetari i bashkisë tha se çdo vit rreth 4000 njerëz në Melburn, humbin jetën si  pasojë e duhanpirjes, dhe se kjo gjë do të marrë fund tani.

Ai shtoi se askush nuk është i sigurt ndaj tymit të cigares, nuk ka rëndësi nësë ti e pi apo jo, mjafton të thithësh tymin e një cigareje, dhe dëmi është njësoj si ta pish vetë atë.

Ai gjithashtu tha se e kuptonte që nuk është dhe aq e thjeshtë ta lësh dhe të heqësh dorë, por fakti që nuk do ketë njerëz të tjerë të cilët e pinë cigaren përreth teje, dhe se nuk do të nuhasësh më aromën e saj, do të ja bëjë më të thjeshtë njerzëve lënien e saj.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota melburn ndalimi i cigares ne australi melburn ndalimi i cigares ne australi

Sondazh

Poll