Politike

Bashkë Fitojmë ankimim në KQZ për Maliqin: Ka pasur parregullsi në proces, ndikoi në zgjedhjen e kryetarit

Sipas ankimimit të publikuar në media në disa QV në Maliq ka pasur fletë votimi të cilat duhet të ishin vlerësuar të pavlefshme për shkak të mungesës së vulave në anën e pasme.

17 Maj 2023, 20:26 Nga I.A
Bashkë Fitojmë ankimim në KQZ për Maliqin: Ka pasur
Numerimi

MALIQ- Përfaqësuesit e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Maliq kanë ankimuar në KQZ rezultatin e zgjedhjeve në Maliq për shkak të parregullsive në procesin zgjedhor. Sipas ankimimit të publikuar në media në disa QV në Maliq ka pasur fletë votimi të cilat duhet të ishin vlerësuar të pavlefshme për shkak të mungesës së vulave në anën e pasme.

Po ashtu sipas ankesës nuk përputhet numri i zgjedhësve me fletët e përdorura. Gjithashtu edhe me renditjen sipas makinerisë së identifikimit të personave me fletët që janë marrë në dorëzim.

Bashkë Fitojmë ankimim në KQZ për Maliqin: Ka pasur
Ankimimi

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll