Politike

"Hajdutë"/ Aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” i prishin festën socialistëve në njësinë 5, çfarë ndodhi gjatë numërimit të kutive të fundit

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” i përgjigjeshin një prej numërueseve të Partisë Socialiste, e cila nga ana tjetër thërriste: Partia Socialiste!

17 Maj 2023, 20:27 Nga k.m.

"Hajdutë"/ Aktivistët e “Lëvizjes

TIRANË- Aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” ishin të vetmit që i bënë opozitë festës së zakonshme të Partisë Socialiste në kutitë e fundit të njësisë 5 pranë shkollës “Vasil Shanto”. Britmave të triumfit të socialistëve, aktivistët iu përgjigjën duke thirrur “hajdutë” dhe “sistem i korruptuar”. 

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” i përgjigjeshin një prej numërueseve të Partisë Socialiste, e cila nga ana tjetër thërriste: Partia Socialiste!

Megjithatë e gjitha ka mbetur në kuadër të brohorimave dhe nuk ka pasur asnjë incident tjetër. 

ME VIDEO: 

zgjedhje lokale 14 maj 2024

Sondazh

Poll