Politike

Ja si e shpjegon Agron Çela fitoren për herë të parë në Shkodër: Kishte shumë faktorë, familja Beci ka emër të madh

Agron Çela u shpreh se fushata e Becit ishte model dhe më modernia që ka parë Shkodra, ndaj ai ishte plotësisht i bindur në fitore.

17 Maj 2023, 20:18 Nga k.m.
Ja si e shpjegon Agron Çela fitoren për herë të parë
Agron Çela

SHKODËR- Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela ka analizuar faktorët e fitores së Benet Becit, kandidatit të Partisë Socialiste në Bashkinë Shkodër. Në një intervistë për "Euroneës Albania" se në fitoren e Benet Becit në Shkodër ndikoi vetë kandidati si individ deri tek puna e madhe e bërë gjatë fushatës.

Agron Çela u shpreh se fushata e Becit ishte model dhe më modernia që ka parë Shkodra, ndaj ai ishte plotësisht i bindur në fitore.

“Të gjithë bashkë kanë ndikuar; patjetër Benet Beci, patjetër shkodranët. Kemi bërë një fushatë model, një fushatë që s’e kemi parë ndonjëherë, shumë e sjellshme shume elegante. Këtë herë ka ndryshuar edhe individi si Benet Beci, që është njëri me një edukatë të jashtëzakonshme, me një sjellje të dashur për shkodranët dhe të mirëpritur. Familja e Becit është me emër shumë të madh në Shkodër. E kisha shumë të sigurt fitoren, ndaj mezi e prisja të vinte dita, duke pasur parasysh punën që ka bërë gjithë grupi. Unë i kam dhënë shumë Shkodrës dhe më ka dhënë, kam dalë deputeti më i votuar në Shkodër, kështu që kam potencial. Jam i vetmi deputet që jetoj në Shkodër që nga 2013,”- tha Çela.

agron cela shkoder zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll