Sport

Kthesë e madhe te katalanasit, Alemany prapaktheu, do të qëndrojë te Barcelona!

Gjërat ndryshojnë te Barça, drejtori Mateu Alemany më në fund do të qëndrojë në Katalonjë.

17 Maj 2023, 15:27 Nga DOSJA

Kthesë e madhe te katalanasit, Alemany prapaktheu, do të

SPANJE - Kthesë e shpejtë te Barcelona. Më 3 maj, klubi katalan njoftoi largimin e Mateu Alemany. Drejtori i futbollit ‘blaugrana’ madje ishte në rrugën e tij për t'u bashkuar me Aston Villa, ku pritej të formonte një dyshe me spanjolin Unai Emery. E gjithë kjo deri më sot. Sepse, si gjithmonë në botën e futbollit, asgjë nuk merret e mirëqenë pa u zyrtarizuar.

Alemany do të krijojë një dyshe me Deco!

Siç shpjegohet nga shtypi katalanas dhe gazetari Fabrizio Romano, Mateu Alemany tani është çuditërisht gati për të qëndruar te Barcelona. Ai thjesht ndryshoi mendje pas njoftimit zyrtar për largimin e tij. Ky i fundit kishte një marrëveshje parimore me Aston Villan, por nuk firmosi asnjëherë një dokument. Alemany, i cili ka ende një kontratë një vjeçare, duhet ta kalojë atë dhe tani të punojë ngushtë me Deco, i cili gjithashtu pritet në organikën e re të klubit.

Kthesë e madhe te katalanasit, Alemany prapaktheu, do të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll