Sport

Zbulohet mesazhi dhe porositë e Ancelottit për ndeshjen me Cityn: “Duhet të durojmë!”

Mesazhi i Ancelottit për lojtarët e tij për të arritur në finalen e Champions League…

17 Maj 2023, 16:30 Nga DOSJA

Zbulohet mesazhi dhe porositë e Ancelottit për ndeshjen me Cityn:

ANGLI - Carlo Ancelotti kaloi disa minuta para seancës së fundit stërvitore të Real Madridit në stadiumin “Etihad” duke dashur t'u jepte një mesazh lojtarëve të tij.

Mësohet se trajneri italian ia kushtoi atë kohë, për t’u shpjeguar ‘nxënësve’ të tij rëndësinë e takimit të kësaj të mërkure. 

“Është një finale e vogël”,- zbuloi Ancelotti. Veç kësaj, trajneri është i vetëdijshëm se madrilenët do të kalojnë momente të këqija ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, duke shkuar deri aty sa t'u thotë lojtarëve të tij se kjo fazë mund të zgjasë edhe gjysmë ore. "25 minuta, 30, 20, 30... duhet të vuash. Duhet të durosh. Do të na bëjnë të vuajmë",- ka thënë Carletto.

Real Madridi barazoi (1-1) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League në “Santiago Bernabéu” dhe këtë të mërkurë, nga ora 21:00, do të përpiqet të marrë biletën për të luajtur në finalen e Stambollit, më 10 qershor.

Zbulohet mesazhi dhe porositë e Ancelottit për ndeshjen me Cityn:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll