Sport

Formula 1, moti i keq përmbyt cirkuitin e Imolas, anulohet... Grand Prix Italia!

Për shkak të motit të keq në Emilia-Romagna, organizatorët dhe promotorët vendosën të mërkurën që Grand Prix që do të mbahej në Imola këtë fundjavë, nuk do të zhvillohet.

17 Maj 2023, 14:56 Nga DOSJA
Formula 1, moti i keq përmbyt cirkuitin e Imolas, anulohet... Grand Prix

ITALI - Vendimi nuk është befasues duke pasur parasysh shiun që ka rënë në Emilia-Romagna që nga fillimi i javës. F1 njoftoi pak pas drekës të mërkurën se Grand Prix që do të mbaheJ në Imola këtë fundjavë nuk do të zhvillohet. Pa specifikuar nëse është anuluar apo shtyrë për një datë tjetër.

Mëngjesin e kësaj të mërkure është zhvilluar një takim mes autoriteteve vendore, përfaqësuesve të F1 dhe FIA-s, ku është vendosur që për arsye sigurie, Grand Prix të mos mund të zhvillohet në kushte të tilla. Tashmë të martën, stafet e pranishme në vend kishin evakuuar çdo gjë për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe ata nuk ishin autorizuar të ktheheshin këtë të mërkurë. Një vendim që tashmë po shkaktonte një vonesë në ngritjen e logjistikës së garës.

“Vendimi është marrë sepse nuk është e mundur të organizohet eventi në mënyrë të sigurt, si për tifozët, skuadrat dhe stafin tonë”, specifikohet në njoftimin për shtyp nga F1. Kjo është gjëja më e përgjegjshme që duhet bërë duke pasur parasysh situatën në qytetet e rajonit. Nuk do të ishte e drejtë dhe e kujdesshme të ushtrohej më shumë presion mbi autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës në këto kohë të vështira.»

“Është një tragjedi, kur sheh se çfarë ndodhi me Imolan dhe Emilia-Romagna, qytetin dhe rajonin ku unë u rrita”,- ka reaguar Stefano Domenicali, CEO i F1. "Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për viktimat e përmbytjeve dhe familjet e prekura nga kjo tragjedi.  Dua të shpreh mirënjohjen dhe admirimin tim për shërbimet e jashtëzakonshme të urgjencës që punojnë pa u lodhur për të ndihmuar ata në nevojë. Ata janë heronj dhe e gjithë Italia është krenare për ta. Vendimi që është marrë është i duhuri për të gjithë anëtarët e këtij komuniteti dhe të familjes F1, sepse mbi të gjitha duhet të garantojmë sigurinë dhe të mos jemi një barrë shtesë për autoritetet që tashmë duhet të menaxhojnë një situatë të tmerrshme.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll