Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan: Në raundin e dytë nuk do mbaj mitingje

17 Maj 2023, 15:55 Nga f.i
Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan: Në raundin e dytë nuk do mbaj
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të veprojë ndryshe. Erdoga tha se nuk planifikon të mbajë mitingje përpara raundit të dytë të zgjedhjeve, por do të takohet me viktimat e tërmetit shkatërrues, raportojnë mediat vendase.

“Unë do të vizitoj disa pjesë të zonave të goditura nga tërmeti gjatë fundjavës. Nuk kam në plan të mbaj mitingje, por mund të mbajmë mitingje të ngjashme në zonën ku ndodhi tërmeti” -tha Erdogan.

Më tej teksa ka falenderuar të gjithë qytetarët për votën, pavarësisht se për kë kanë votuar, ai pranoi se ka një rënie në partinë e tij dhe po punon për këtë.

"Për fat të keq, ka një rënie në partinë time, dhe ka një mangësi të lehtë te deputetët tanë. Për këtë, kryetari i organizatës sonë u mblodh pas mbledhjes që mbajtëm dje, po punojnë,"-tha Erdogan.

Në zgjedhjet presidenciale, Erdogan mori 49,50 për qind të votave, ndërsa Kemal Kiliçdaroglu, kandidati i aleancës kombëtare, 44,89 për qind të votave. Zgjedhjet kaluan në një raund të dytë, pasi anjë prej kandidatëve nuk arriti të merrte 50% të votave. Raundi i dytë do të zhvillohet në 28 maj, në një përballje mes Erdogan dhe rivalit të tij  Kiliçdaroglu.

zgjedhjet ne turqi 2023 rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll