Bota

'YouTube' bllokon videot që kanë të bëjnë me grupin mercenar rus 'Wagner'

Grupi 'Wagner' është akuzuar për brutalitet dhe krime lufte në Ukrainë dhe zona të tjera të luftës jashtë vendit.

17 Maj 2023, 15:29 Nga f.i

'YouTube' bllokon videot që kanë të bëjnë me

foto ilustruese

RUSI- YouTube ka filluar heqjen e videove për grupin mercenar rus 'Wagner'. Mediat e huaja shkruajnë se grupi 'Wagner', i cili ka qenë në frontin e përpjekjeve luftarake të Rusisë në Ukrainën lindore për muaj të tërë, është akuzuar për brutalitet dhe krime lufte në Ukrainë dhe zona të tjera të luftës jashtë vendit.

Platforma e videove në pronësi të Google tha në një deklaratë se është e ndaluar të postohen materiale rreth "organizatave kriminale dhe terroriste", pasi Wagner është caktuar nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër në rritje i qeverive të tjera perëndimore, si organizatë terroriste.

"Ne bëjmë përjashtime vetëm për videot edukative, dokumentare, artistike dhe shkencore nëse ato shoqërohen me kontekst të përshtatshëm dhe publikimi i tyre është i justifikuar," -citoi shërbimi rus i Moscow Times teksa lexonte deklaratën e YouTube.

Muajin e kaluar, ministri i politikës së kulturës dhe informacionit të Ukrainës akuzoi gjigantët e teknologjisë si YouTube dhe TikTok për ofrimin e "platformave efektive reklamimi" për Wagnerin për të rekrutuar mercenarë të rinj për të bërë luftë kundër Ukrainës.

grupi wagner youtube lufta ne ukraine

Sondazh

Poll