Bota

U antarësua në NATO/ Rusia 'hakmerret' ndaj Finlandës, ngrin llogaritë bankare të ambasadës dhe konsullatës filandeze

Haavisto tha se Finlanda u kishte dërguar autoriteteve ruse një njoftim më 4 maj duke kërkuar që Rusia të siguronte aftësinë e misioneve për të funksionuar në vend dhe duke kërkuar një shpjegim zyrtar për ngrirjen, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

17 Maj 2023, 15:41 Nga f.i
U antarësua në NATO/ Rusia 'hakmerret' ndaj Finlandës,
Pekka Haavisto

FINLANDË- Llogaritë bankare të ambasadës dhe konsullatës së Finlandës në Rusi janë ngrirë dhe vendi nordik nuk ka marrë asnjë një shpjegim nga fqinji i tij. The guardian raporton se Finlanda u bashkua zyrtarisht me NATO-n më 4 prill në një ndryshim historik të politikës së shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia që tërhoqi një kërcënim nga Moska për kundërmasa.

Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, u tha gazetarëve se llogaritë bankare kishin pushuar së punuari më 27 prill.

"Llogaritë e ambasadave finlandeze janë ngrirë në Rusi dhe për momentin ato nuk mund të përdoren," -tha Haavisto, duke shtuar se misionet kishin përdorur rezervat e tyre të parave të gatshme për të paguar faturat.

Haavisto tha se Finlanda u kishte dërguar autoriteteve ruse një njoftim më 4 maj duke kërkuar që Rusia të siguronte aftësinë e misioneve për të funksionuar në vend dhe duke kërkuar një shpjegim zyrtar për ngrirjen, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

lufta ne ukraine pekka haavisto 

Sondazh

Poll