Bota

Singapori ekzekuton një tjetër të dënuar për trafik droge, rasti i dyti në 3 javë

Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër narkotikëve në botë, trafikimi i më shumë se 500 gram kanabis mund të dënohet me vdekje.

17 Maj 2023, 14:30 Nga f.i
Singapori ekzekuton një tjetër të dënuar për trafik
foto ilustruese

SINGAPOR- Në Singapor autoritetet ekzekutuan një tjetër burrë për trafik droge. Mediat e huaja raportojnë se ky është ekzekutimi i dytë në tre javë. Burri u dënua në vitin 2019 për trafikim të rreth 1.5 kg kanabis, raportuan autiritetet.

Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër narkotikëve në botë, trafikimi i më shumë se 500 gram kanabis mund të dënohet me vdekje. Byroja Qendrore e Narkotikëve të Singaporit (CNB) tha në një deklaratë të veçantë se nuk do të publikonte emrin e burrit për të respektuar dëshirën e familjes së tij për privatësi.

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për heqjen e dënimit me vdekje, Singapori e konsideron atë si një mjet efektiv për parandalimin e trafikut të drogës. Ekzekutimi i sotëm ishte ekzekutimi i dytë që ndodhi në Singapor këtë vit, pas atij të 46-vjeçarit Thangarazu Supiah, i cili u var më 26 prill për trafikim të një kilogrami kanabis.

 

singapor denim me vdekje

Sondazh

Poll