Bota

Përmbytjet masive në Itali/ Thellohet bilanci i viktimave, shkon në 8 numri i të vdekurve

Tre nga gjashtë viktimat janë vetëm në qytetin e Forlit,  përveç të moshuarit që vdiq në via Firenze pranë argjinaturave Montone, karabinierët gjetën dy trupa në mëngjes, një burrë dhe një grua, në një shtëpi.

17 Maj 2023, 14:21 Nga a.l
Përmbytjet masive në Itali/ Thellohet bilanci i viktimave, shkon
Përmbytje në Itali

ITALI- Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet masive në Itali. Mediat italiane raportojnë se në të gjithë provincën Forli numri i të vdekurve është rritur në 8. Tre nga gjashtë viktimat janë vetëm në qytetin e Forlit,  përveç të moshuarit që vdiq në via Firenze pranë argjinaturave Montone, karabinierët gjetën dy trupa në mëngjes, një burrë dhe një grua, në një shtëpi.

Zonat më të prekura janë Emilia Romagna dhe Bologna. Raportohet se mbi 5000 mijë kanë arritur të evakuuoen deri më tani nga banesat e tyre ndërsa autoritet bëjnë thirrje që të shmangen lëvizjet derisa situata e kushteve atomsferike të përmirësohet. Sakaq emergjencat civile janë në aksion për shpëtimin e qytetarëve të bllokuar. 14 lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati, rreth 23 bashki janë prekur, ndërsa shkollat dhe udhëtimet janë pezulluar. Në disa zona ka mungesë të enegjisë elektrike, shkruajnë mediat italiane. 

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll