Bota

Policia gjermane kontrolle në zyrat e gazetës turke “Sabah”, arrestohen 2 redaktorë

Arrestimet shkaktuan protesta nga shoqatat e gazetarëve vendas, ndërsa Ministria e Jashtme turke kontaktoi autoritetet gjermane dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarëve. 

17 Maj 2023, 14:17 Nga a.l

 

Policia gjermane kontrolle në zyrat e gazetës turke
Policia GJermane

 

GJERMANI- Policia gjermane ka bastisur zyrën e të përditshmes në gjuhën turke Sabah dhe ka arrestuar gazetarët, Ismail Erel dhe Cemil Albay. Drejtori Turk i Komunikimeve Fahrettin Altun tha se arrestimet erdhën pas një ankese nga anëtari i regjistruar i Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) Cevheri Guven.

“Bastisjet në mëngjes herët në shtëpitë dhe zyrat e gazetarëve turq, si dhe ndalimi i tyre dhe konfiskimi i pajisjeve të tyre për shkak të raportimeve të tyre kundër organizatës terroriste FETO në Gjermani, janë një shkelje e qartë e lirisë së shtypit. Ne e shohim të papranueshme këtë lëvizje të Gjermanisë për të mbyllur gojën e gazetarëve dhe jemi të shqetësuar për presionin mbi lirinë e shtypit në vend”, tha Altun. 

Arrestimet shkaktuan protesta nga shoqatat e gazetarëve vendas, ndërsa Ministria e Jashtme turke kontaktoi autoritetet gjermane dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarëve. 

Altun tha se i kërkoi Gjermanisë që të bashkëpunojë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit dhe të lirojë sa më shpejt gazetarët turq të arrestuar, shkruajnë mediat e huaja. Erel është Përfaqësuesi Gjerman i gazetës Sabah dhe Albay është Redaktor Menaxhues i gazetës Sabah Europe. 

policia gjermane

Sondazh

Poll