Bota

Von der Leyen thirrje për krijimin e një gjykate speciale: Agresioni rus duhet të dënohet

Në fillim të kësaj jave, ajo premtoi të mbështesë fuqishëm krijimin e një gjykate të dedikuar për të sjellë në gjyq krimin e agresionit të Rusisë.

17 Maj 2023, 13:59 Nga a.l
Von der Leyen thirrje për krijimin e një gjykate speciale: Agresioni
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për krijimin e një gjykatë speciale për të dënuar agresionin rus. Duke folur përpara një samiti të liderëve evropianë në Reykjavik, Von der Leyen tha se përgjegjësia e Rusisë për krimin e agresionit do të ishte një temë e madhe. Në fillim të kësaj jave, ajo premtoi të mbështesë fuqishëm krijimin e një gjykate të dedikuar për të sjellë në gjyq krimin e agresionit të Rusisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës marsin e kaluar pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Moska kishte njoftuar synimin e saj për t’u tërhequr nga organi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent një ditë përpara dëbimit të tij, pasi asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për tërheqjen e saj. 

ursula von der leyen lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll