Art&Argëtim

Iu shmang tatimeve me një dëm mbi 24 mijë euro, shtyhet seanca për Sinan Vllasaliun. Sa vite burg rrezikon këngëtari

Ai është akuzuar se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 24 mijë e 270 eurosh e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015.

17 Maj 2023, 14:31 Nga m.s
Iu shmang tatimeve me një dëm mbi 24 mijë euro, shtyhet seanca
Sinan Vllasaliu 

KOSOVË- Sot është shtyrë seanca ndaj Këngëtarit Sinan Vllasaliu, i cili është akuzuar se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 24 mijë e 270 eurosh e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shmangia nga tatimi”, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burg nga 6 muaj deri në 5 vite.

Seanca është shtyrë me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Sinan Vllasaliu, avokatit Florent Latifaj. Kjo është konfirmuar, nga zyra e gjykatëses Naime Krasniqi-Jashanica. Avokati Latifaj kishte kërkuar shtyrjen e kësaj seance, pasi në të njëjtën kohë kishte edhe dy gjykime të tjera në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe atë Special.

Seanca e radhës lidhur me këtë çështje penale është caktuar në 19 qershor 2023. I akuzuari Vllasaliu ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur në 18 nëntor 2022. Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

“Aktakuza thotë se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, i njëjti nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik. Për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë”.

sinan vllasaliu kengetar kosove shmangia e tatimeve

Sondazh

Poll