Art&Argëtim

Edhe Vesa Luma reagon kundër Zhaklin Lekatarit: Pa kulturë e identitet

Së fundmi një reagim ka ardhur nga këngëtarja Vesa Lumaj, e cila e ka përfshirë atë në njerëzit pa kulturë dhe identitet.

16 Maj 2023, 22:07 Nga f.i
Edhe Vesa Luma reagon kundër Zhaklin Lekatarit: Pa kulturë e identitet
Zhaklin Lekatari dhe Vesa Luma

KOSOVË- Deklarata e Zhaklin Lekatarit në rrjetet sociale për Serbinë, ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve dhe ka sjellë reagime e kritika nga personazhe të njohur. Së fundmi një reagim ka ardhur nga këngëtarja Vesa Lumaj, e cila e ka përfshirë atë në njerëzit pa kulturë dhe identitet.

Luma ka ripostuar në “Instagram” foton e Zhaklinës nga Serbia, duke shkruar me ironi:“Aty rri Zhaku dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë”.

Vesa nuk është ndalur me kaq, por ka publikuar edhe një foto me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta ku shihen të përqafuar. Mbi foto ajo ka shkruar: “Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr janë shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Çohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”.

Edhe Vesa Luma reagon kundër Zhaklin Lekatarit: Pa kulturë e identitet

Zhaklin Lekatari është bërë virale në rrjet pas vizitë së saj në Serbi, ku në një postim ajo shkruante se ‘është e sigurt në Serbi se nuk ka shqipe’.

vesa luma

Sondazh

Poll