Art&Argëtim

“Ndihem e sigurtë në Serbi, një vend ku s’ka shqipe”, Nita Latifi ia kthen Zhaklin Lekatarit: Hipokrizi e gjallë

Zhaklin Lekatari, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjet, pasi nga një udhëtim që ka kryer në Serbi thotë se ndjehet e sigurtë

16 Maj 2023, 15:55 Nga m.s

“Ndihem e sigurtë në Serbi, një vend ku s’ka

TIRANE- Opinionistja e "Big Brother VIP", gazetarja Zhaklin Lekatari, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjet, pasi nga një udhëtim që ka kryer në Serbi thotë se ndjehet e sigurtë. Ajo ka postuar një fotografi ku shihet edhe flamuri serb.

”Jam shumë e sigurt, në vend ku s’ka shqipe”, shkruante Zhaklina krahas fotos. Kaq ka mjaftuar që të shpërthenin komentet në rrjetin social.

Kjo foto ka tërhequr vemendjen edhe të këngëtares dhe ish-banores së BBV, Nita Latifi, e cila ka ripostuar këtë dhe ka shkruar: ”Hipokrizi e gjallë”.

“Hipokrizi e gjallë. Marre”, është shprehur artistja.

“Ndihem e sigurtë në Serbi, një vend ku s’ka

Por Zhaklina nuk e ka lënë me kaq, pasi i është përgjigjur me një video teksa shprehet për Nitën duke e quajtur "pseudo-këngëtare" dhe se po mundohet të marrë famë duke nxitur urrejtje ndaj të tjerëve.

“Ndihem e sigurtë në Serbi, një vend ku s’ka

“Zgjohem sot në mëngjes dhe shoh një pseudo-këngëtare që ka vite që tenton të bëhet e famshme, por nuk ia del dot. Pasi i iku vëmendja e “Big Brother-it” tenton dhe vazhdon të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje. Fakti që dikush nuk arrin të ketë sukses duke bërë gjëra të bukura, por duke nxitur urrejtje, tregon për mungesën e talentit dhe të aftësive profesionale”, thotë Zhaklina për Nitën.

zhaklin lekatari nita latifi serbi

Sondazh

Poll