Bota

Vizita e parë e një ish-udhëheqësi/ Liz Truss në Tajvan, i bën thirrje NATO-s të sfidojë Kinën

Truss, kryeministrja me mandatin më të shkurtër të Britanisë, mbërriti në Tajvan të martën për një vizitë pesë-ditore dhe është ish-udhëheqësi i parë britanik që viziton Tajvanin që nga Margaret Thatcher në 1996. 

17 Maj 2023, 12:36 Nga a.l
Vizita e parë e një ish-udhëheqësi/ Liz Truss në
Lizz Truss

BRITANI- Ish-kryeministrja britanike Liz Truss deklaron se vendet demokratike duhet t'ia bëjnë të qartë Pekinit se do të përballet me sanksione dhe pasoja të tjera nëse sulmon Tajvanin, ka thënë ish-kryeministrja britanike Liz Truss, shkruajnë mediat e huaja. 

"Është absolutisht e qartë se presidenti Xi ka ambicie për të marrë Tajvanin. Tani, ne nuk e dimë saktësisht se kur mund të ndodhë kjo, ne gjithashtu nuk e dimë se si, dhe është mendimi im që preferenca e Presidentit Xi (Jinping) dhe Partisë Komuniste Kineze do të ishte ta bënin atë në një mënyrë që nuk përfshin përdorimin e forcës, por sigurisht mendoj se ata do të ishin të përgatitur të përdorin forcë nëse është e nevojshme. Gjithçka që mund të bëjmë, ata prej nesh që besojnë në lirinë dhe demokracinë, është të sigurohemi që Tajvani të jetë sa më i mbrojtur dhe qeveria kineze do të kuptonte se ka pasoja të rënda nëse përpiqeshin të merrnin Tajvanin me forcë," u tha ajo gazetarëve gjatë një konference për shtyp në Taipei të mërkurën. 

Truss, kryeministrja me mandatin më të shkurtër të Britanisë, mbërriti në Tajvan të martën për një vizitë pesë-ditore dhe është ish-udhëheqësi i parë britanik që viziton Tajvanin që nga Margaret Thatcher në 1996. 

lizz truss

Sondazh

Poll