Bota

Përmbytjet në Itali/ Emergjencat civile në aksion, shpëtohen 2 foshnjat e porsalindura në Forli-Cesena

Ekuipazhi i helikopterit Drago150 nga Bolonja shpëtoi dy vajzat dhe prindërit e tyre.

17 Maj 2023, 11:06 Nga a.l
Përmbytjet në Itali/ Emergjencat civile në aksion, shpëtohen
Përmbytje në Itali

ITALI- Emergjencat Civile në Itali vijojnë kërkimet për të mbijetuarit në zonat më të prekura nga përmbytjet që janë shkaktuar prej disa ditësh si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Mediat italiane raportojnë se dy vajza të porsalindura janë shpëtuar në provincën Forli-Cesena, te cilat kishin mbetur të bllokuara me familjet e tyre në shtëpinë e përmbytur. Ekuipazhi i helikopterit Drago150 nga Bolonja shpëtoi dy vajzat dhe prindërit e tyre.

Zonat më të prekura janë Emilia Romagna dhe Bologna. Raportohet se mbi 5000 mijë kanë arritur të evakuuoen deri më tani nga banesat e tyre ndërsa autoritet bëjnë thirrje që të shmangen lëvizjet derisa situata e kushteve atomsferike të përmirësohet. Sakaq emergjencat civile janë në aksion për shpëtimin e qytetarëve të bllokuar. 14 lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati, rreth 23 bashki janë prekur, ndërsa shkollat dhe udhëtimet janë pezulluar. Në disa zona ka mungesë të enegjisë elektrike, shkruajnë mediat italiane. 

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2023, 10:42 a.b\

Çfarë mund të bëjë policia?

Çfarë mund dhe çfarë guxon të bëjë policia? Kjo pyetje është ngritur vazhdimisht në Gjermani vitet e fun...