Bota

'Disa komuna pa energji'/ Moti i keq në Itali, prefekti i Ravenna: Situata është tragjike! Njerëzit kanë dalë në çati për t'i shpëtuar

Ai tha se po punohet bashkë me autoritetet për të shpëtuar banorët e bllokuar në shtëpitë e rrethuara nga uji. Sakaq ai thekson se disa komuna janë izoluar dhe energjia elektrike është ndërprerë.

17 Maj 2023, 11:27 Nga a.l
'Disa komuna pa energji'/ Moti i keq në Itali, prefekti i
Përmbytjet në Itali

ITALI- Prefekti i Ravenës në Emilia Romagna, Casterese De Rosa deklaron se situata e përmbytjeve në qytet aktualisht është shumë e rëndë. Ai tha se po punohet bashkë me autoritetet për të shpëtuar banorët e bllokuar në shtëpitë e rrethuara nga uji. Sakaq ai thekson se disa komuna janë izoluar dhe energjia elektrike është ndërprerë, shkruajnë mediat italiane. 

Situata në Emilia Romagna është tragjike. Po punojmë për t'iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë, duhet të shpëtojmë njerëz. Shumë janë në çati dhe presin të shpëtohen. Kemi edhe komuna të tëra pa energji elektrike dhe të izoluara plotësish. Të gjitha bashkitë në provincë janë nën ujë, zona më e prekur është sigurisht Faenza dhe e gjithë Romagna Sant'Agata e poshtme, Castel Bolognese, Solarolo", shpjegon prefekti. 

Operacionet e kërkimit nga emergjencat civile për 4 personat e zhdukur vazhdon. Ndërkohë 5 mijë banorë në Romagna janë evakuuar nga banesat e tyre të rrethuar nga uji. Nga mbrëmja e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm janë përmbytur 14 lumenj në Emilia-Romagna.   

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2023, 10:42 a.b\

Çfarë mund të bëjë policia?

Çfarë mund dhe çfarë guxon të bëjë policia? Kjo pyetje është ngritur vazhdimisht në Gjermani vitet e fun...