Bota

PËRMBYTJET/ Shembet shtëpia në Bologna, emergjencat civile shpëtojnë 3 familjarët

Kryebashkiaku i Pianoro Franca Filippini njoftoi se një përrua që ndodhet pranë zonës ka dalë nga shtari duke përmbytur disa banesa dhe duke shkaktuar rrëshqitje masive të dherave. 

17 Maj 2023, 11:20 Nga a.l
PËRMBYTJET/ Shembet shtëpia në Bologna, emergjencat civile
Përmbytjet në Bologna

ITALI- Një shtëpi e përmbytur në lIvergnano, një fshat në Pianoro, në zonën e Bolognës është shembur gjatë natës. Mediat vendase raportojnë se tre persona që ndodheshin brenda janë shpëtuar. Kryebashkiaku i Pianoro Franca Filippini njoftoi se një përrua që ndodhet pranë zonës ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa banesa dhe duke shkaktuar rrëshqitje masive të dherave. 

“Situata në zonë është tragjike. përroi i Zenës është vërshuar dhe e gjithë zona është plot me rrëshqitje dherash," – thotë kryebashkiaku i Pianoro Franca Filippini. 

Zonat më të prekura janë Emilia Romagna dhe Bologna. Raportohet se mbi 5000 mijë kanë arritur të evakuuoen deri më tani nga banesat e tyre ndërsa autoritet bëjnë thirrje që të shmangen lëvizjet derisa situata e kushteve atomsferike të përmirësohet. Sakaq emergjencat civile janë në aksion për shpëtimin e qytetarëve të bllokuar. 14 lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati, rreth 23 bashki janë prekur, ndërsa shkollat dhe udhëtimet janë pezulluar. Në disa zona ka mungesë të enegjisë elektrike, shkruajnë mediat italiane. 

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2023, 10:42 a.b\

Çfarë mund të bëjë policia?

Çfarë mund dhe çfarë guxon të bëjë policia? Kjo pyetje është ngritur vazhdimisht në Gjermani vitet e fun...