Bota

Tronditëse në Tajlandë/ 25-vjeçari vret me sharrë të dashurën teksa ishin me pushime, zbulohet nga kërkimet në Google

Alona Savchenko, 24, kishte hyrë në ndërtesën luksoze të bashkëpronësisë Key Sathon-Charoenraj në distriktin Bang Kho Laem të Bangkok me të dashurin e saj, Jan Jerzy Lagoda-Filippow, 25 vjeç, më 29 prill.

17 Maj 2023, 12:28 Nga a.l
Tronditëse në Tajlandë/ 25-vjeçari vret me sharrë
Alona Savchenko

POLONI- Një biznesmen polak është arrestuar në Tajlandë pasi i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij modele ukrainase. Alona Savchenko, 24, kishte hyrë në ndërtesën luksoze të bashkëpronësisë Key Sathon-Charoenraj në distriktin Bang Kho Laem të Bangkok me të dashurin e saj, Jan Jerzy Lagoda-Filippow, 25 vjeç, më 29 prill.

Pamjet e sigurisë nga brenda ndërtesës treguan çiftin duke buzëqeshur dhe duke biseduar ndërsa ecnin së bashku në një korridor të premten. Një video e veçantë CCTV nga pasditja e së hënës tregoi momentin kur 25-vjeçari largohet i nxehur me vazlixhe përmes ashensorit por pranë tij nuk ishte Savchenko. 

Më vonë atë ditë, menaxheri i ndërtesës dhe një roje sigurie u kontaktuan nga shoferi i taksisë Surachai Sabaibang i cili tha se ishte punësuar nga Lagoda-Filippow, shkruajnë mediat e huaja. Shoferi raportoi se shtetasi polak i kërkoi që ta çonte në çdo kazino.  Por teksa ishte në makinë, 25-vjeçari dyshohet se përdori funksionin Google Translate në telefonin e tij për t'i kërkuar taksisë që ta ndihmonte të copëtonte trupin e të dashurës së tij në këmbim të 44 dollarëve.

alona savchenko

Sondazh

Poll