Bota

Përmbytjet në Itali/ Reagon Meloni: Gatishmëri maksimale për të ndihmuar Emilia Romagna

Në përfundim të një samiti në komunitetin operativ, i kryesuar nga ministri Nello Musumeci në shtabin e mbrotjes civile, Meloni ka bërë thirrje për gatishmëri maksimale në një nga zonat më të prekura deri më tani, Emilia Romagna.

17 Maj 2023, 11:12 Nga a.l
Përmbytjet në Itali/ Reagon Meloni: Gatishmëri maksimale për
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me situatën e rënduar të përmbytjeve në disa zona të vendit, të cilat deri më tani kanë shkaktuar 4 viktima dhe 4 persona të zhdukur. Në përfundim të një samiti në komunitetin operativ, i kryesuar nga ministri Nello Musumeci në shtabin e mbrotjes civile, Meloni ka bërë thirrje për gatishmëri maksimale në një nga zonat më të prekura deri më tani, Emilia Romagna, shkruajnë mediat italiane. 

Zonat më të prekura janë Emilia Romagna dhe Bologna. Raportohet se mbi 5000 mijë kanë arritur të evakuuoen deri më tani nga banesat e tyre ndërsa autoritet bëjnë thirrje që të shmangen lëvizjet derisa situata e kushteve atomsferike të përmirësohet. Sakaq emergjencat civile janë në aksion për shpëtimin e qytetarëve të bllokuar. 12 lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati, rreth 23 bashki janë prekur, ndërsa shkollat dhe udhëtimet janë pezulluar. Në disa zona ka mungesë të enegjisë elektrike, shkruajnë mediat italiane. 

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2023, 10:42 a.b\

Çfarë mund të bëjë policia?

Çfarë mund dhe çfarë guxon të bëjë policia? Kjo pyetje është ngritur vazhdimisht në Gjermani vitet e fun...