Bota

“Më jep cigaren ose do të vjedh celularin”, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Itali të dënuar më parë

30-vjeçari është përpjekur t'i rezistonte kontrollit të agjentëve, të cilët ia dolën, pavarësisht dhunës

17 Maj 2023, 11:06 Nga m.s
“Më jep cigaren ose do të vjedh celularin”, pranga
policia italiane

ITALI- Një shqiptar i dënuar më herët me 6 vjet e dy muaj burg, është ndaluar sërish nga karabinierët në Itali pasi kërcënoi një italian që ti jepte cigaren elektronike. “Il Resto del Carlino” shkruan se 30-vjeçari shqiptar i është afruar një 20-vjeçari italian, duke i kërkuar një cigare elektronike. Dhe kur djali nuk ka pranuar, shqiptari i ka grabitur celularin, duke e kërcënuar se do ta mbante nëse nuk do të merrte cigaren elektronike. 

Në atë moment, italiani vendosi t'i dorëzohej zhvatjes, për të mos humbur celularin. Shqiptari, pasi ka marrë cigaren, i ka hedhur celularin djalit dhe më pas ka tentuar të largohet në drejtim të Via Zamboni, rrugë që ndodhet ne qendër të Bolonjës. Italiani kishte njoftuar një partrullë policie, ku dhe kanë bërë të mundur arrestimin e shqiptarit. 30-vjeçari është përpjekur t'i rezistonte kontrollit të agjentëve, të cilët ia dolën, pavarësisht dhunës. /Dosja.al

shqiptari arrestohet ne itali cigare elektronike

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2023, 10:42 a.b\

Çfarë mund të bëjë policia?

Çfarë mund dhe çfarë guxon të bëjë policia? Kjo pyetje është ngritur vazhdimisht në Gjermani vitet e fun...