Aktualitet

Shpërndante para për llogari të kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Gjykata liron Bedri Muratin

Prokuroria e Tiranës kërkoi detyrim paraqitje për të.

17 Maj 2023, 12:19 Nga a.l
Shpërndante para për llogari të kandidatit të
Krujë

KRUJË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu, Bedri Muratin, i cili u arrestua në flagrancë teksa shpërndante lekë për llogari të kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Prokuroria e Tiranës kërkoi detyrim paraqitje për të.

I dyshuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, 48 vjeçarit ju gjetën 690 mijë lekë të vjetra dhe 50 euro si dhe një listë me emra zgjedhësish. Në këtë listë u vërejtën 13 emra zgjedhësish të rrethuar me stilolaps. Prej tyre rezultoi se 7 jetonin jashtë Shqipërisë.

48-vjeçari Bedri Murati, person me precedentë penalë të mëparshëm, dyshohet se shpërndante para për të diktuar votën e votuesve të komunës Cudhi për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Krujës, Agron Loka. 

bedri murati

Sondazh

Poll