Aktualitet

Vetëm 38.22% e popullatës! Shqiptarët tregojnë arsyet se përse nuk votuan: 1 votë nuk bën ndryshimin, janë të blera

Ja disa nga arsyet se përse shqiptarët zgjodhën të mos votojnë.

17 Maj 2023, 11:46 Nga A.B
Vetëm 38.22% e popullatës! Shqiptarët tregojnë arsyet se
Votim

TIRANË- Zgjedhjet kanë përfunduar, e si rezultat Partia Socialiste mori 53 bashki, shumë qytetarë në Tiranë u shprehën se nuk kanë votuar fare. Për 'Euronews Albania', ata theksuan se papunësia, humbja e besimit dhe mospritja e ndryshimit nga politika, ishin disa nga arsyet që nuk hodhën votë në kutinë e votimit.

“Nuk kam votuar, nuk është asnjëra as tjetra pala e duhur për rininë. Jam çun i ri, kam dy fëmijë dhe jam i papunë”

“Nuk presim asgjë”

“Pse të votojë kot”

“1 votë nuk e bën ndryshimin”

“U zhgënjeva shumë”

“Nga qeveria presim shumë”

“PS nuk ka fituar”

‘Të gjithë votat janë blerë me lekë’- u shprehën ata.

Ndërsa disa qytetarë të tjerë theksuan se presin shumë nga qeveria aktuale.

“Votova për ndryshimin në Shqipëri”

“Zgjedhjet ishin shumë të qeta, shumë të rregullta, pres shumë nga qeveria”

“Nga qeveria, pres aq sa kemi prit që 30 vjet”- përfunduan qytetarët.

Gjithsej kanë votuar 1.395.360 qytetarë, nga 3.650.658 zgjedhës në total./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll