Aktualitet

FOTOT/ Qirinj, lule dhe atletet e tij në një cep, pamje nga klasa e viktimës në Gramsh

Shokët dhe shoqet e 15-vjeçarit shpërthyen në lot, teksa shihnin bankën e viktimës që është bosh dhe e mbushur me lule.

17 Maj 2023, 11:36 Nga A.B
FOTOT/ Qirinj, lule dhe atletet e tij në një cep, pamje nga klasa e
Atletet

GRAMSH- Këto janë pamjet që vijnë nga klasa e Fatjon Bicit, 15-vjeçarit që një ditë më parë u vra me thikë në zemër. I riu ndërroi jetë sapo shkoi në spital, duke mos i lënë në dorë mjekëve të bëjnë asgjë për ta ndihmuar.

Shokët dhe shoqet e 15-vjeçarit shpërthyen në lot, teksa shihnin bankën e viktimës që është bosh dhe e mbushur me lule. Kjo vdekje, ka lënë të tronditur të gjithë opinionin publik dhe të trishtuar familjarët e të afërmit që këtë humbje të parakohshme.  

FOTOT/ Qirinj, lule dhe atletet e tij në një cep, pamje nga klasa e

Atletet e të riut janë lënë në një qese në cep të klasës, ndërsa janë ndezur dhe qirinj. 

I riu humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pas një sherri me disa adoleshentë të tjerë. Ai u godit me thikë dhe humbi jetën në spital, ndërsa i plagosur mbeti edhe një 15-vjeçar. Policia arrestoi 4 adoleshentë të moshës 14 deri në 16 vjeç, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i morën jetën të riut./Dosja.al

fatjon bici

Sondazh

Poll