Aktualitet

"Jam Veliaj, më duhen..."/ U arrestua pasi i kërkoi 70 mijë € biznesmenit përmes 'SIGNAL', autori: Më premtuan 2 mijë euro

Për këtë mashtrimin u përdorur aplikacioni "Signal", përmes së cilit fshihej një numër me prefiks anglez, por në emër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

17 Maj 2023, 11:31 Nga A.B
"Jam Veliaj, më duhen..."/ U arrestua pasi i kërkoi 70
Euro

TIRANË- Shpëtim Hida, i cili tentoi t'i merrte një biznesmeni në kryeqytet një shumë të madhe parash, ka dhënë dëshminë e tij. 52-vjeçari, i arrestuar ditën e martë, ka treguar se i ishin premtuar 2 mijë euro në këmbim të marrjes së një plaçke nga një person që sipas tij nuk e dinte kush ishte. 

Kjo skemë që sipas Policisë është e njëjta e përdorur në 4 operacionet e para, të finalizuara në janari deri në maj, po përdoret masivisht. Aktualisht kanë nisur kërkimet për gjetjen e personave që ndodhen pas kësaj skeme. 

Sipas forcave blu, për këtë mashtrimin u përdorur aplikacioni "Signal", përmes së cilit fshihej një numër me prefiks anglez, por në emër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Biseda mes "Erion Veliajt" dhe biznesmenit të ndërtimit A.E., i cili është edhe arkitekt, nga ku mori emrin edhe operacioni, nisi normalisht me përshëndetje, por pasi shkëmbyen disa mesazhe, biznesmenit iu kërkua shuma prej 70 mijë euro. Në këtë moment biznesmeni A.E. arriti të nuhaste mashtrimin dhe njoftoi menjëherë policinë.

52-vjeçari ishte personi që do të merrte paratë nga biznesmeni me inicialet A.E., por truri i këtij mashtrimi është dikush tjetër. Dyshimet e hetuesve janë që pas kësaj skeme të fshihet Florian Gjergji, i përfshirë në 3 operacionet e shkuara të mashtrimit të biznesmenëve, por akoma nuk ka prova të mjaftueshme për të.

Ai është shpallur në kërkim që në muajin janar në operacionin "Subjekti" dhe më pas është vërtetuar si koka kryesore e mashtrimit edhe në operacionet "Tentativa" dhe "Telegram"./Dosja.al

shpëtim hida erion veliaj mashtrim

Sondazh

Poll