Aktualitet

Fier/ Digjet banesa, 70-vjeçarja lëndohet në tentativë për t’u shpëtuar flakëve

Sipas shefit të repartit zjarrfikës në Fier, Zija Hyka, të gjitha orenditë janë shkrumbuar, ndërkohë që neutralizimi i shpejtë i flakëve nuk ka lejuar përhapjen në banesat e tjera të këtij pallati.

17 Maj 2023, 11:38 Nga m.s
Fier/ Digjet banesa, 70-vjeçarja lëndohet në tentativë
foto nga vendngjarja

FIER- Roza Shahu, rreth të 70-ave, është lënduar gjatë tentativës për të shpëtuar teksa banesa e saj në Fier ishte përfshirë nga flakët. Banesa e cila u shkrumbua ndodhej në katin e dytë të një pallati tre katësh në Mbrostar Ura në Fier. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodhej vetëm e moshuara. Në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, ajo ka tentuar të dalë nga dritarja duke pësuar dëme të lehta në trup.

Punonjëset e qendrës shëndetësore të zonës kanë lajmëruar të parët shërbimin zjarrfikës, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe ambulanca. E moshuara aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal Fier.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës në Fier, Zija Hyka, të gjitha orenditë janë shkrumbuar, ndërkohë që neutralizimi i shpejtë i flakëve nuk ka lejuar përhapjen në banesat e tjera të këtij pallati.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e pallatit, të cilët kanë ndërhyrë të parët për të shuar flakët me mjete rrethanore.

digjet banesa ne fier zjarrfikes roza shahu

Sondazh

Poll