Aktualitet

Kërcënoi me jetë prindërit e tij, Policia arreston pas disa ditësh 34-vjeçarin, i riu po fshihej në malet e fshatit Shushicë

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për Gaxhjan, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

17 Maj 2023, 11:15 Nga A.B
Kërcënoi me jetë prindërit e tij, Policia arreston pas disa
Momenti i arrestimit

ELBASAN- Danjel Gaxhja, është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ka dhunuar prindërit e më pas është arratisur për t’u fshehur në fshatin Shushicë, ku edhe u prangos. Policia bën të ditur se 34-vjeçari ka qëndruar i fshehur për disa ditë, në terrenin malor të fshatit Shushicë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për Gaxhjan, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

SI NDODHI NGJARJA? Më datë 05.05.2023, në fshatin Shushicë, 34-vjeçari i cili ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata me jetë, sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve të Policisë, doli nga banesa dhe u largua në terrenin e vështirë malor të fshatit, ku dyshohet se ka qëndruar i fshehur gjatë këtyre ditëve.

Pas ndërhyrjes nga Policia, gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.


NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar "Befasia", për kapjen e një shtetasi në kërkim. Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata për jetën, në banesë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, i cili dyshohet se ka qëndruar i fshehur për disa ditë, në terrenin malor të fshatit Shushicë.

Më datë 05.05.2023, pas ndërhyrjes nga Policia, në banesë u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Befasia", si rezultat i të cilit u kap në fshatin Shushicë dhe u vu në pranga shtetasi:

D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Më datë 05.05.2023, në fshatin Shushicë, shtetasi D. G., i cili ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata me jetë, sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve të Policisë, doli nga banesa dhe u largua në terrenin e vështirë malor të fshatit, ku dyshohet se ka qëndruar i fshehur gjatë këtyre ditëve.

Pas ndërhyrjes nga Policia, gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

danjel gaxha djali kercenon prinderit ne elbasan operacioni befasia

Sondazh

Poll