Aktualitet

Duke folur në telefon! Ambasadorja greke mbërrin në paraburgimin e Vlorës, takohet me Fredi Belerin

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat.

17 Maj 2023, 11:03 Nga A.B
Duke folur në telefon! Ambasadorja greke mbërrin në paraburgimin
Ambasadorja

VLORË- Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Kostandina Kamitsi ka mbërritur në ambientet e paraburgimit të Vlorës, ku po zhvillon një takim me Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur nga qytetarët në Himarë.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Arrestimi i tij solli reagime të ashpra nga qeveria greke, të cilët e quajtën vendimin e gjykatës skandaloz dhe jo në përputhje me ligjin.

Politika greke kërkon lirimin e tij të menjëhershëm./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll