Aktualitet

SPAK merr zyrtarisht në dorë dosjen për Fredi Belerin, pritet masë e re sigurie

Dosja e Blerit është përcjellë dje drejt Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Beleri akuzohet se kishte dhënë 400 mijë lekë për tetë vota.

17 Maj 2023, 10:10 Nga A.B
SPAK merr zyrtarisht në dorë dosjen për Fredi Belerin, pritet
Fredi Beleri

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka regjistruar procedim penal për Fredi Belerin, kandidat i Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës, i cili akuzohet për blerje votash. Tashmë çështja kaloi nga Prokuroria e Vlores për në SPAK.

Dosja e Blerit është përcjellë dje drejt Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Beleri akuzohet se kishte dhënë 400 mijë lekë për tetë vota. Sipas dokumentit zyrtar, Beleri është arrestuar në flagrancë për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi u krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 328 e 25 te K. Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë: Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës. Të arrestuarit në flagrancë iu bë e ditur se në bazë të nenit 255 ka të drejtë të ketë mbrojtje, se nuk ka detyrim të bëjë deklarata dhe në qoftë se do të flasë, çfarë do që ai thotë, mund të përdoret ndaj tij në gjykim”, thuhet në dokumentin.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit për korrupsion aktiv në zgjedhje. Prokuroria thotë se ka prova dhe fakte për shit-blerje votash. Për këtë thotë se ka kryer përgjime dhe vëzhgime në terren, ndërkohë që kanë pasur edhe një person të infiltruar. Më 13 Maj, Gjykata e Vlorës vendosi që të lerë në burg Belerin dhe çështjen ia kaloi SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll