Bota

Vetëm 11 ditë larg raundit të dytë të zgjedhjeve/ Erdogan 'sulmon' rivalin e tij: Kilicdaroglu nuk mund të fitojë duke mbështetur organizatat terroriste

Erdogan, i cili po kërkon një mandat të tretë si president dhe një zgjatje pesë-vjeçare të sundimit të tij 20-vjeçar, është shfaqur më optimist që nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të së dielës. 

17 Maj 2023, 10:39 Nga a.l
Vetëm 11 ditë larg raundit të dytë të zgjedhjeve/
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan u ka premtuar mbështetësve të tij një fitore më të madhe kur ata të kthehen në kutitë e votimit pas 11 ditësh në një balotazh për postin kryesor të vendit. Erdogan, i cili po kërkon një mandat të tretë si president dhe një zgjatje pesë-vjeçare të sundimit të tij 20-vjeçar, është shfaqur më optimist që nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të së dielës. 

Ai ka dhënë intervistën e tij të parë pas të 14 majit, teksa akuzon rivalin e tij Kemal Kilicdaroglu për bashkëpunim me terroristët, pasi është aleat me kurdët, shkruajnë mediat e huaja. 

“Themeli i fushatës sonë ishte ndershmëria. Ne ishim gjithmonë të sinqertë. Ne nuk po gënjenim. Ne nuk e kemi nënvlerësuar kurrë mençurinë e kombit tonë. Opozita duhet të kuptojë se nuk mund t'i fitojë zgjedhjet me mbështetjen e organizatave terroriste. Populli nuk voton për organizatat terroriste. Ne presim që zoti Kilicdaroglu t'i bëjë një nder vetes dhe kombit të tij dhe të praktikojë politikë të pastër. Sjellja e CHP-së dhe e zotit Kemal ishte… klasike. Ata nuk i ndalën përpjekjet e tyre për të mashtruar kombin, edhe në natën e zgjedhjeve. Ata nuk mund të ndalojnë së gënjyeri. Është bërë zakon për ta. Edhe pse e dinin që ishim përpara (përfshirë rezultatet), ata thanë “ne jemi përpara, do të fitojmë”. Dhe ata nuk skuqen kur zbulohet e vërteta”, tha ai. 

Raundi i parë i zgjedhjeve

Në Turqi do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve më 28 maj, pasi asnjë nga kandidatët nuk arritën të fitonin mbi 50% të votave. Rexhep Taip Erdogan mori 49.62% të votave, krahasuar me 44.89% të kundërshtarit të tij Kemal Kilicdaroglu. Kështu, Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Turqisë konfirmoi dje pasdite se presidenca do të vendoset në raundin e dytë. Mënyra se si do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të varet kryesisht nga kandidati i vendit të tretë, nacionalisti i ekstremit të djathtë Sinan Ogan, i cili siguroi 5.2% të votave në raundin e parë dhe është ende i pavendosur se kë do të mbështesë në raundin e dytë. 

zgjedhjet ne turqi 2023 rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2023, 10:42 a.b\

Çfarë mund të bëjë policia?

Çfarë mund dhe çfarë guxon të bëjë policia? Kjo pyetje është ngritur vazhdimisht në Gjermani vitet e fun...