Sport

‘Titanët’ zbresin në “Etihad”: Nga Manchester City-Real Madrid vetëm njeri do të shkojë në finalen e Stambollit

Takimi i parë në ‘Bernabeu” (1-1) nuk pati fitues. Pak ndryshime pritet në formacione. City 15 fitore radhazi, Madridi nuk ka fituar asnjëherë në “Etihad”

17 Maj 2023, 11:00 Nga DOSJA
‘Titanët’ zbresin në “Etihad”: Nga Manchester

ANGLI - Manchester City dhe Real Madrid përballen sot, të mërkurën, 17 maj, në orën 21:00 në stadiumin “Etihad” për ndeshjen e kthimit, që korrespondon me gjysmëfinalen e dytë të Chasmpions League.

Manchester City ka shifra të jashtëzakonshme kur luan në shtëpi. “Qytetarët” kanë 15 fitore radhazi duke luajtur në “Etihad” dhe nuk kanë humbur që nga 12 nëntori 2022 në 1-2 kundër Brentford. Skuadra e Guardiolës, nëse fiton, do të shkojë në finalen e dytë të Champions në historinë e tyre.

Real Madridi nga ana e tij nuk ka fituar asnjëherë në “Etihad” dhe këtë ndeshje e përballon si finale. Madridi ka mundur të fitojë këtë sezon 2-5 në “Anfield”, 0-4 në “Camp Nou” dhe 0-2 në “Stamford Bridge”. Janë disa rezultate që do të motivojnë skuadrën madrilene të përpiqet të arrijë në finale dhe ta luajë atë radhazi në dy vite. Do të ishte finalja e 18-të në të gjithë historinë e skuadrës ‘los blancos’, pasi ka fituar 14 dhe ka humbur vetëm 3 herë.

Priten pak surpriza në formacionet e Cityt dhe Real Madridit në duelin e “Etihadit”. Guardiola thekson se do të përsërisë skuadrën e “Bernabeut”, kurse Ancelotti do të përzgjedhë 11-shin e tij pas rikuperimit të Militaos.

Ja dhe formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Akanji; Rodri, Gundogan, Bernardo Silva; De Bruyne, Grealish dhe Haaland.

Real Madridi: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Kroos, Modric, Valverde; Rodrygo, Benzema dhe Vinicius.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll