Sport

Lautaro Martinez: "Pas Kupës së Botës dhe Champions League, do të ishte një ëndërr"

Sulmuesi zikaltër foli për Mediaset: "Asnjë hakmarrje për “Scudetton” e humbur vitin e kaluar. Kemi lojtarë cilësorë".

17 Maj 2023, 08:01 Nga DOSJA
Lautaro Martinez: "Pas Kupës së Botës dhe Champions League,

ITALI - Lautaro Martinez shënoi golin e tij të 99-të në fanellën e zikaltërve kundër Milanit dhe vulosi ndeshjen për finalen e Champions League:

"Një gëzim i pabesueshëm , jam shumë i lumtur. Një hakmarrje për Scudetton e humbur vitin e kaluar? Jo. Ne kishim disa synime këtë vit, dhe sonte arritëm një shumë të rëndësishëm." 

“Il Toro”, duke folur për Mediaset pas fitores së Interit , vazhdoi: “Kemi lojtarë cilësorë, fatkeqësisht kemi humbur shumë ndeshje në ligë, por në Champions League kemi treguar se kemi lojtarë të rëndësishëm në këtë ekip”.

Lautaro Martinez mund të fitojë Kupën e Botës dhe Champions League në të njëjtin sezon: "Nuk dua të mendoj as për një ëndërr, gjithmonë jap gjithçka në fushë". 

Në fund falenderoj familjen: “Faleminderit që më keni qenë gjithmonë pranë dhe më keni dhënë mundësinë të luaj futboll, që është gjëja më e bukur në botë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll