Sport

Nadal emri që mund t’i mungojë Roland Garros

Së fundmi, nga stafi i tij bëjnë me dije se australiani nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë as për Roland Garros.

17 Maj 2023, 09:27 Nga DOSJA
Nadal emri që mund t’i mungojë Roland Garros

FRANCE - Roland Garros, një nga turnetë më të rëndësishëm në botën e tenisit është duke u afruar me shpejtësi teksa eventi është programuar të startojë më datë 22 maj. Edhe këtë sezon nuk do të mungojë pjesëmarrja e emrave të mëdhenj dhe pretendentë, edhe pse disa prej tenistëve kryesorë janë në dyshim për pjesëmarrjen siç është rasti i Rafael Nadal. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që do të mungojnë me siguri siç është rasti i Nick Kyrgios.

28-vjeçari vuan nga një dëmtim në gju që e detyroi të mungonte edhe në Australian Open duke qenë se iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Së fundmi, nga stafi i tij bëjnë me dije se australiani nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë as për Roland Garros.

Tashmë, synimi i Kyrgios është të rikthehet në kohë për turneun e famshëm britanik, Wimbledon në fillimin e muajit korrik, aty ku në sezonin e kaluar mundi të shkonte deri në finale. Kujtojmë se Kyrgios nuk luan një ndeshje zyrtare prej muajit tetor dhe ende nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll