Sport

Presidenti i Interit: "Inzaghi qëndron gjatë, ja çfarë më pëlqen te ai!"

Jemi këtu prej 7 vitesh dhe kemi mbajtur skuadrën në nivele të larta. Për sa kohë jemi ne, Interi do të luajë gjithmonë për objektiv madhorë.”

17 Maj 2023, 09:06 Nga DOSJA
Presidenti i Interit: "Inzaghi qëndron gjatë, ja

ITALI - Kalimin në finalen e Ligës së Kampionëge e feston padyshim edhe Steven Zhang, presidenti kinez i Interit, që nuk e fsheh lumturinë për këtë arritje. Arritja më e madhe pas titullit kampion dhe tërësisht e merituar. Komplimentoj të gjithë për punën e bërë. Në fillim të sezonit besonte vetëm Lukaku te finalja dhe të gjithë e shikonim si të çmendur.”

Më pas ai shtoi rreth finales dhe atë e pret Interin atje: “Finalja zgjat 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë. Jemi gati ta luajmë, por ka kohë deri atëherë. Jemi këtu prej 7 vitesh dhe kemi mbajtur skuadrën në nivele të larta. Për sa kohë jemi ne, Interi do të luajë gjithmonë për objektiv madhorë.”

Sa i përket trajnerit Inzaghi, presidenti i zikaltërve përforcon: “Kam punuar me shumë trajnerë, por ai është fantastik. Është gjithmonë i qetë, në fitore e në humbje, ndaj do të qëndrojë gjatë në stolin e Interit. Pastaj, është i vetmi që nuk më kërkon lojtarë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll