Sport

Javier Zanetti: "Do të doja të shmangia Real Madridin, kjo garë duket e krijuar për ta"

Zv.presidenti i Interit ishte i qartë për preferencat e tij rivale për finalen e Champions League

17 Maj 2023, 10:30 Nga DOSJA
Javier Zanetti: "Do të doja të shmangia Real Madridin, kjo

ITALI - Gëzimi i Interit ishte më i madhi, pasi u rikthye në një finale të re të Champions League të UEFA-s 13 vjet më vonë, pasi fitoi ndeshjen kundër Milanit. Skuadra italiane do të jetë në finalen e madhe në Stamboll më 10 qershor dhe rivali i tyre do të jetë Manchester City ose Real Madrid.

Zv.presidenti dhe legjenda e Interit, Javier Zanetti, u pyet pas ndeshjes për preferencat e tij rivale për ngjarjen e madhe dhe, larg përdorimit të klisheve për të, ai ishte i qartë. “Do të doja të shmangia Real Madridin, sepse kjo garë duket e krijuar për ta”,- tha Zanetti pas fishkëllimës së fundit në një intervistë për Sky Sport Italia.

"Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është që kemi mbërritur këtu. Ka qenë një rrugë e vështirë, nuk është e lehtë të luash një derbi në gjysmëfinale. E bëra dhe u munda në vitin 2003",- shtoi 49-vjeçari, ish-futbollist argjentinas.

Ai gjithashtu donte të vlerësonte rrugën e Interit në këtë Champions League, duke mposhtur Porton, Benfikën dhe Milanin në raundet kualifikuese dhe duke përfunduar në vendin e dytë në grup me Bayernin, Barcelonën dhe Viktoria Plzen. “Ishte e vështirë, por ne kemi bërë diçka të pabesueshme. I përket skuadrës dhe trajnerit që ka ditur të reagojë në momente të vështira. Ai (Inzaghi) nuk ka folur shumë dhe është treguar i denjë për finalen”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll