Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo hap rrugën e fitores së Al Nasr me penallti... mijëra celularë e regjistrojnë nga tribuna

Al Nassr luajti ndeshjen e tij në stadiumin Al Taee dhe në momentin që ata morën penalltinë, mijëra tifozë nxorën telefonat e tyre për të përjetësuar momentin.

17 Maj 2023, 07:40 Nga DOSJA

VIDEO/ Cristiano Ronaldo hap rrugën e fitores së Al Nasr me

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo merr një penallti si vizitor dhe mijëra celularë regjistrojnë golin e tij! Al Nassr i yllit portugez arriti një fitore të rëndësishme (0-2) në stadiumin Al Taee.

Ndërkohë ai përfitoi nga barazimi i Al-Ittihad ( 2-2 ) për të ngushtuar diferencën në renditje dhe ruajtur opsionet për të fituar titullin e ligës.

Portugezi (52’) shënoi golin e parë në ndeshjen e skuadrës së tij pas ekzekutimit të një penalltie maksimale që ngjalli aq pritshmëri tek tifozët rivalë, saqë u regjistrua nga mijëra celularë sikur të ishte një nga futbollistët e tyre. Golin e dytë e realizoi braziliani Taliska (80’).

Në të njëjtën kohë, lideri Al-Ittihad barazoi 2-2 dhe ngushtoi avantazhin me 3 pikë ndaj Al Nassr, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll