Bota

Elon Musk: Shumë shpejt Tesla do të promovohet edhe nga reklamat

Tani, Musk duket i gatshëm të ndryshojë këtë linjë të të menduarit pasi kompania synon të promovojë veçoritë e reja të makinave dhe të reklamojë përballueshmërinë e automjeteve të saj. 

17 Maj 2023, 08:35 Nga a.l
Elon Musk: Shumë shpejt Tesla do të promovohet edhe nga reklamat
Elon Musk

SHBA- Tesla, një kompani që i është shmangur prej kohësh reklamave konvencionale, shumë shpejt do të nis promovimin e prodhimeve novative të kësaj kompanie. Lajmin e ka bërë të ditur, CEO Elon Musk gjatë mbledhjes vjetore të aksionerëve të prodhuesit të automjeteve 2023.

Tesla nuk paguan për reklamat tradicionale si prodhuesit e tjerë të automjeteve. Dhe nuk ka pasur vërtet nevojë. Kompania është bërë tepër e popullarizuar përmes metodave të tjera të marketingut, si emailet, programet e referimit që stimulojnë pronarët ekzistues për të tërhequr klientët dhe natyrisht, tweet-eve të shumta të Musk.

Tesla madje u është drejtuar klientëve të saj besnikë për reklama të bëra vetë. Në vitin 2017, pasi një mbështetës i Tesla-s postoi një letër në Tëitter që vajza e tij e vogël shkroi duke sugjeruar që kompania të zhvillonte një konkurs reklamash, Musk ra dakord me idenë. Konkursi, i quajtur Project Loveday pas vajzës 10-vjeçare, shpalli fitues YouTuber-in dhe recensuesin e teknologjisë Marques Broënlee, shkruajnë mediat e huaja. 

“Pronarët tanë bëhen ambasadorët tanë”, tha Musk për Advertising Age në atë kohë.

Tani, Musk duket i gatshëm të ndryshojë këtë linjë të të menduarit pasi kompania synon të promovojë veçoritë e reja të makinave dhe të reklamojë përballueshmërinë e automjeteve të saj. 

elon musk tesla

Sondazh

Poll