Bota

Masakër në Pakistan/ 'Luftë' për minierën e qymyrit, përplasen dy fise në veriperëndim, vdesin 16 persona

Jirga i referohet një grupi pleqsh që u përkasin fiseve të ndryshme, i cili është i autorizuar për të zgjidhur rivalitetet dhe konfliktet brenda fisnore. Përdoret shpesh në zonat veriperëndimore të Pakistanit, të cilat dominohen nga popullsia etnike Pashtun.

17 Maj 2023, 07:34 Nga a.l
Masakër në Pakistan/ 'Luftë' për minierën e
Pakistan

PAKISTAN- Një përplasje mes dy fiseve në Pakistan ka çuar në vrasjen e 16 personave. Mediat e huaja raportojnë se shkak është bërë një minierë qymyri, për në veriperëndim të vendit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës si pjesë e një rivaliteti fisnor prej dekadash mbi minierën që ndodhej në zonën Darra Adam Khel të provincës Khyber Pakhtunkhwa, në kufi me Afganistanin. 

Të paktën 11 anëtarë të fisit Sunny Khel u vranë ndërsa pesë anëtarë të fisit Akhorëal u varrosën mbrëmë. Fiset e përfshira kanë rënë dakord për një armëpushim dhe u mbajt një jirga [takimi i këshillit fisnor] për të zgjidhur çështjen”, tha ai për Al Jazeera të martën. 

Jirga i referohet një grupi pleqsh që u përkasin fiseve të ndryshme, i cili është i autorizuar për të zgjidhur rivalitetet dhe konfliktet brenda fisnore. Përdoret shpesh në zonat veriperëndimore të Pakistanit, të cilat dominohen nga popullsia etnike Pashtun.

“Ky nuk është incidenti i parë i dhunshëm mes të dyve dhe ka pasur shumë xhirga në të kaluarën për të zgjidhur çështjen, por ai vazhdon të shfaqet. Shumë njerëz kanë vdekur, si rezultat, në këto përleshje,"tha Khan.

Oficeri i policisë tha se anëtarët e fisit Sunny Khel protestuan në një autostradë në zonë, duke kërkuar arrestimin e autorëve.  Darra Adam Khel është në rrethin Kohat të Khyber Pakhtunkhwa, shtëpia e një rezerve të madhe qymyrguri. Zona ishte pjesë e ish Zonave Fisnore të Administruara Federale (FATA), një rajon gjysmë autonom që u bashkua me Khyber Pakhtunkhëa në 2018. 

vrasje ne pakistan

Sondazh

Poll