Bota

Dhunohet nipi i Brigitte Macron nga kundërshtarët e qeverisë, Presidenti: E papranueshme!

Sulmuesit e goditën në kokë, krahë dhe këmbë, duke fyer “presidentin, gruan e tij dhe familjen tonë”, përpara se të largoheshin kur ndërhynë tre fqinjët.

17 Maj 2023, 07:18 Nga A.B
Dhunohet nipi i Brigitte Macron nga kundërshtarët e qeverisë,
Brigitte Macron dhe Emanuel Macron

FRANCË- Një grup demonstruesish, të cilët po merrnin pjesë në një nga "protestat e tenxhereve" në Amiens për të protestuar kundër reformës së pensioneve, sulmuan dhunshëm Jean-Baptiste Trogneux, nipin e Brigitte Macron.

Episodi ndodhi mbrëmjen e së hënës në fund të një interviste me presidentin francez të transmetuar në TV. Pas ngjarjeve, tetë persona u arrestuan në Amiens, vendlindja e Emmanuel dhe Brigitte Macron, raportojnë mediat e huaja.

Jean-Baptiste Trogneux, 30, është numri një i fabrikës së çokollatës Trogneux. Sulmuesit e goditën në kokë, krahë dhe këmbë, duke fyer “presidentin, gruan e tij dhe familjen tonë”, përpara se të largoheshin kur ndërhynë tre fqinjët.

Trogneux ka mohuar se ka "ndonjë lidhje financiare" midis fabrikës së çokollatës Trogneux dhe çiftit presidencial.

Brigitte Macron denoncoi "frikacakën, marrëzinë dhe dhunën" e sulmuesve të nipit të saj. Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, e përkufizoi sulmin ndaj nipit të gruas së tij si "të papranueshëm" dhe "të pakualifikueshëm"./Dosja.al

france brigitte macron

Sondazh

Poll